?Nuk do të ketë shpërbërje të këtij shteti?

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka mbledhur serbët e Bosnjës në një takim në presidencë. Serbët atje mund të jenë të rrezikuar nga boshnjakët myslimanë dhe idetë e tyre për anulimin e Republikes Serbe. Por, se do të kujdeset për ta u ka premtuar vet presidenti. Arsyet zyrtare të këtij takimi kanë qenë deklarimet nga Sarajeva, por sic është njoftuar, edhe komplikimi i situatës politike në rajon.

I pari ka dalë para gazetarëve anëtari serb i presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, i cili nuk fsheh dëshirën dhe mundësinë për një vendim pavarësie të entitetit serb. Boshnjakët, ka thënë, kanë plan andaj edhe serbët duhet të mbrohen.

?Kemi kërkuar nga presidenti Vuçiç që të dënohet deklarata e partisë SDA që dëshiron të anuloj Republiken Serbe dhe çfarëdo tentimi për realizimin e kësaj do ta nis idenë e vetëvendosjes. Myslimanët e duan një Bosnje pa serbët dhe këto deklarata janë anti kushtetuese. Ne jemi për dialog, por nuk mund të jemi naivë.?

Vucic ka theksuar se Serbia është garantuese e marrëveshjes së Deyttonit për fundin e luftës dhe ky takim nuk është ndërhyrje në punët e brendshme të Bosnjës. Ka lutur serbët që të jenë të qetë.

?Ne ftojmë presidentin Dodik dhe të gjithë nga Republika Serbe që të tregohen të përmbajtur dhe të reagojnë në pajtim me interesat e tyre. Por, duhet të ruajmë paqen dhe asnjë lloj trazimi nuk është i dobishëm. Ne Bosnjën e njohim si shtet me dy entitete politike dhe tre popuj. Por, asgjë nuk mund të ndryshohet pa rënë dakord palët. Imponimi i një ideja nga një palë nuk mund të ndodhë dhe natyrisht që jam i brengosur.?

Dodik ka thënë që këto veprime në Sarajevë janë edhe presion ndaj Serbisë në momentin kur flitet për Kosovën në mënyrë që ta dobësojnë pozitën e saj në këtë proces.

Tv Klan