Dy pallate në Elbasan kanë pësuar dëme të rënda nga tërmeti i cili preku vendin ditën e djeshme. 15 banesa kanë pësuar dëmtime duke bërë që qytetarët të kalojnë natën jashtë. Në një prononcim për Report Tv banorët shprehen se tremben pasi kanë fëmijë të vegjël.<br /><br />"Mbrëmë jemi tmerruar. Kemi pas edhe dëmtime. Por ka rënë prapë edhe në mesnatë. Kemi fjetur tërë natën përjashtë. Ka pasur shumë dëme te forta.<br /><br />Sot është shumë keq. Kemi ndenjur tërë natën përjashta. Ka bërë dëme. Kemi fjetur jashtë se kemi frikë se kemi fëmijët e vegjël", thonë banorët.