Tërmeti i së shtunës 7.5 ballë që goditi vendin tonë shkaktoi dëme të shumta materiale si dhe persona të lënduar.<br />Sipas informacioneve paraprake zyrtare nga shtabi i emergjencave dhe Ministria e Shëndetësisë 132 persona u paraqiten për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit dhe të Tiranës, kryesisht me dëmtime të shkaktuara nga rrëzimet apo goditjet. Për fat të mirë tërmeti më i fuqishëm i 3 dekadave të fundit nuk shkaktoi asnjë viktimë. <br />Pjesa e madhe e pacientëve kanë lënë spitalet dhe vetëm 10 prej tyre po marrin shërbimin mjekësor, 7 në spitalin e Traumës dhe 3 qytetarë në spitalin e Durrësit. <br />Lëkundjet e forta shënuan dëme shumta në banesa dhe biznese. Dëmet më të mëdha janë shënuar në banesa, kryesisht në Durrës dhe Tiranë. <br />Deri tani numërohen 569 banesa të dëmtuara si dhe 53 pallate. Nuk mungojnë dëmet në edhe në 5 shkolla, një qendër shëndetësore, 4 automjete, një kabinë elektrike dhe 1 urë të varur. Shtabet e emergjencave, në koordinim me të gjitha bashkitë e vendit kanë dalë në terren për të evidentuar të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmeti.