Mbi 120 banesa në bashkinë e Vorës janë dëmtuar nga tërmeti i të shtunës, ndërsa 15 prej tyre janë të pabanueshme. <br />Instituti i Ndërtimit do të nisë akt konstatimet fillimisht në Vorë për të kolauduar gjendjen e godinave të dëmtuara, nëse përbëjnë apo jo rrezik për të qëndruar banorët, apo edhe punonjësit e strukturave shtetërore. <br />Inspektimet e para do të nisin nga godina e bashkisë, ku u zhvillua edhe mbledhja e shtabit të emergjencave, e ku dalloheshin qartë muret e çara. <br />Disa zona në pjesën mes bashkisë së Vorës dhe Durrësit kanë ende probleme me furnizimin me ujë dhe energji elektrike. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i bën thirrje qytetarëve që të shmangin edhe kalimin në urën e Peqinit, Rrogozhinës dhe Fushë ? Krujës derisa të bëhet konstatimi për gjendjen fizike të dëmtimit të tyre nga tërmeti.