Surprise Me!

Tërmetet/ Xhaçka bën bilancin: 915 banesa të dëmtuara, 295 raste asistence mjekësore!

2019-09-22 1 Dailymotion

TIRANË- Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë, ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë bilancin për situatën në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit dhe mbi 300 lëkundjeve të tjera që tronditën vendin që nga pasditja e djeshme. Si fillim, ministrja ka qetësuar të gjithë qytetarët duke theksuar se rreziku ka kaluar tashmë dhe të gjitha lëkundjen që pasuan pas tërmetit të së shtunës, kanë pasur trend në ulje.<br /><br />915 familje janë prekur nga tërmeti, banesat e së cilëve janë dëmtuar, por ministrja ka vënë theksin së këto dëmtime janë modeste krahasuar me atë çka mund të kishte ndodhur për shkak se tërmeti ka qenë shumë i fuqishëm. Nga ana tjetër, janë realizuar 295 misione për t?ju ardhur në ndihmë banorëve edhe pse fatmirësisht, shprehet ministrja, në thuajse 100% të rasteve bëhej fjalë për lëndime jo të rënda. Ajo bëri të ditur se 1400 efektivë policie dhe 500 efektivë të FA në terren, e ndërsa janë ngritur në Tiranë 6 qendra pritëse dhe në Durrës 3

Buy Now on CodeCanyon