Dy ditë pas tërmetit me epiqendër në Durrës, por që shkaktoi dëme e panik edhe në kryeqytet, kryebashkiaku Veliaj vizitoi një familje në Ndroq, banesa e të cilës ishte dëmtuar.<br />?Ndroqi është një nga zonat më afër epiqendrës së tërmetit. Ndërtimi strukturor në kodër, me mjete rrethanore, me gurë nga lumi, me baltë, me qerpiç, me kallama e dërrasa, por edhe vjetërsia, e bëjnë ndërtesën jashtëzakonisht vulnerabël. Kjo është arsyeja pse sot ishim në shtëpinë e Shpëtimit. Janë rreth 22 shtëpi të dëmtuara dhe 8 me probleme më të moderuara. Sot do të bëjmë një mbledhje me komunitetin e ndërtuesve, që teksa ne vazhdojmë emergjencat me fondet dhe investimet që duhet të bëjmë, disa punë mund t?i bëjmë shumë shpejt edhe me komunitetin privat".<br />Kryebashkiaku premtoi se do të nisë puna për rikuperimin e banesave të dëmtuara në një kohë të shkurtër.<br />?Do kemi brigadat e bashkisë për krahun e punës dhe donatorët për llaç dhe tulla. Inxhinierët, arkitektët dhe konstruktorët i kemi vetë dhe besoj se nëse bëjmë një partneritet publik-privat, siç kemi bërë për çerdhet, kopshtet, shkollat, ecim më shpejt. Një pakicë e njerëzve kanë alergji nga termi publik-privat, por këtu bashkimi sjell fuqinë. Ne mund të kemi 5 ekskavatorë, por bashkë me ta kemi 505; mund të kemi një brigadë me 100 veta, por bashkë me ta kemi 1100 veta?.<br />Paralelisht, të gjitha grupet e punës së emergjencave në terren kanë përgatitur një dosje të plotë për çdo banesë të dëmtuar. Kryebashkiaku siguroi se për të rindërtuar sa më shpejt shtëpitë e dëmtuara që kanë nevojë të rindërtohen, do të thjeshtohen procedurat e lejeve të ndërtimit.
