Nga ndryshon shkalla Riter nga ballët?<br />Pas lëkundjeve të tërmetit të ditës së Shtunë një nga diskutimet ishte mbi fortësinë e tij. Lëkundjet e tërmetit shkaktuan polemika për shkallën e vlerësimit në Rihter apo në ballë. Por nga ndryshon shkalla Riter nga ballët? Kjo ishte një nga pyetjet që drejtuesja e emisionit ?Rudina?, Rudina Magjistari i drejtoi të ftuarit Llambro Duni. Sizmiologu foli mbi dallimin e dy njësive të matshme dhe shpjegoi se në Riter jepet energjia që çlirohet në vatrën e tërmetit, ndërsa ballë është shprehja e energjisë në sipërfaqe, ajo çka ndodh në sipërfaqe.<br />Ai shtoi se Shqipëria është vend sizmik dhe duhet të mësohemi me këto efekte.<br />?Janë dy parametra që shprehin të njëjtën gjë. Në riter jepet energjia që çlirohet në vatrën e tërmetit, shprehet në parametra fizikë. Çdo instrument që regjistron një tërmet është në gjendje të masë edhe energjinë që ai çliron. Kur themi madhësia 5 sipas shkallës riter nuk ka vend për ballë, është 5 Rihter, kaq. Ballë është shprehja e energjisë në sipërfaqe, ajo çka ndodh në sipërfaqe, dëmet dhe efektet që lë. Ky tërmet që përjetuam ishte 7-8 ballë dhe në shkallë Riter 5.8. Ne jemi një vend sizmik, e kemi harruar këtë. Të jesh vend sizmik do të thotë të mësohesh me këtë dukuri. Sa më shumë të zgjasë një tërmet aq më të mëdha janë efektet?, tha Duni./tvklan.al