Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako në një lidhje telefonike për Report Tv deklaroi se strukturat janë në terren për të ndihmuar banorët që kanë probleme, sidomos në Krujë dhe Fushë Krujë.

"Situata është duke u normalizuar. Ka pasur prezencë të Emergjencave Civile gjatë gjithë natës në Kamzës, ku ka pasur një bllokim të kolektorit dhe shkarkimeve kryesore që bëjnë derdhjen, por është dashur ndërhyrja e mjeteve të Bordeve të Kullimit.

Ka qenë prezent e gjithë qeveria në drejtim të operacioneve, vijojnë akoma. Tani përqendrohen shkarkimet drejt derdhjeve dhe efektet si fryrja e lumenjve, si të Tiranës, Krujës dhe Fushë Krujës.

Ka shumë banesa që kanë pasur prezencë uji është ndërhyrë në shumë raste me mjetet e shpëtimit me forcat e bashkisë. FA me mjetet e veta ka qenë prezente dhe është. Do të dojë pak kohë sa të bjerë niveli. Qarkullimi është normal nuk ka probleme" tha ai. Përsa i përket dëmeve nga tërmeti, ai tha se "Jemi duke mbyllur konstatimet pas tërmetit, shumë shpejt do të bëjmë vlerësimet".