S?ka analogji me Reformën në Drejtësi

2 ish-kryetarët e KQZ, Ilirjan Celibashi dhe Kristaq Kume, e shikojnë si të pamundur për t?u realizuar propozimi i opozitës së bashkuar për ngritjen e një strukture të posaçme të drejtuar nga ndërkombëtarët, për hartimin e Reformës Zgjedhore.

Reforma Zgjedhore, sipas tyre, është specifike dhe ligji elektoral kërkon ndryshime që mund të vijnë nga ekspertët vendas që i njohin problematikat.

Ata nuk shohin ngjashmëri me Reformën në Drejtësi dhe thonë se gjithsesi, edhe në këtë rast ndërkombëtarët sollën vetëm ekspertizën e tyre dhe nuk kishin rol drejtues.

Të dy ish-kryetarët e KQZ, njohës të mirë të sistemeve zgjedhore që janë aplikuar në vend, mendojnë se më shumë sesa sistemet në Shqipëri, problemi qëndron tek zbatimi i anshëm i tyre.

Tv Klan