I paqartë qëndrimi i Athinës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Greqia nuk ka qartësuar ende se çfarë qëndrimi do të mbajë në samitin e Këshillit Europian për Çështjen e Negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Takimi që Zaev e Mitsotakis kanë pasur në New York raportohet se u zhvillua në një klimë të mirë, pavarësisht se shefi i qeverisë greke vazhdon të ketë rezervat e tij.

?Ashtu si dhe në takimin me homologun shqiptar Edi Rama, Mitsotakis nuk është hapur para Zaevit se cili do të jetë qëndrimi i Athinës për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Të paktën mediat greke nuk kanë ndonjë referim ndaj kësaj çështjeje?.

Nga ana tjetër, duket se kryeministri grek është kujdesur dhe në këtë takim që të mos zhgënjejë votuesit e tij që në masë të madhe ishin kundër Marrëveshjes së Prespës. Siç raporton agjencia zyrtare e lajmeve ANA-MPA, Mitsotakis i ka thënë Zaevit se ai nuk do ta nënshkruante marrëveshjen dhe se, sa kohë që ishte lider i opozitës bëri gjithçka mundej që ajo mos të ratifikohej.

Zaev ka theksuar që vënia në jetë e Marrëveshjes së Prespës do të ndihmojë investimet greke në Maqedoninë e Veriut. Por Mitsotakis është përgjigjur që edhe në të kaluarën, mospasja e një marrëveshjeje të tillë nuk e pengoi zhvillimin e investimeve greke në vendin fqinj.

Tv Klan