Titujt kryesorë - 26 shtator

REZOLUTA PER SHQIPERINE VOTOHET SOT NE BUNDESTAG, PRITET MBESHTETJE PER ÇELJEN E NEGOCIATAVE ME KUSHTE
Rezoluta e miratuar nga partitë e koalicionit qeverisës në Gjermani për çeljen me kushte të negociatave me Shqipërinë pritet të marrë sot dritën jeshile nga Bundestagu. Kundër pritet të jenë vetëm nacionalistët e Alternativës për Gjermaninë.

ZBARDHET MODELI I PROPOZUAR NGA PD PER REFORMEN ZGJEDHORE. EKSPERTET DALIN KUNDER
Televizioni Klan zbardh detaje te propozimit të Partisë Demokratike për reformën zgjedhore. Eksperti i saj, Ivi kaso thotë se duhet një model i ngjashëm me atë të reformës në drejtësi. Kume e Celibashi nuk e mbështesin këtë propozim.

MJEKESIA, DEGA ME E PREFERUAR. EDHE 15 MIJE KUOTA TE LIRA, DISA PROGRAME MUND TE MBYLLEN
Në përfundim të fazës së parë të regjistrimeve në universitete, vetëm dega e mjekësisë i ka ezauruar të gjitha kuotat. Interesi ka rënë për degë si ekonomiku apo shkencat sociale, ndërsa disa degë edhe mund të mbyllen për shkak të numrit të ulët të kandidatëve.

EDHE STAMBOLLI TRONDITET NGA TERMETI DEMTIME NE BANESA, NUK FLITET PER VIKTIMA
Edhe Stambolli u trondit nga një tërmet i fuqishëm me manjitudë 5.7 të shkallës Rihter. Nuk flitet për viktima apo të plagosur ende nuk flitet, por dëmet në ndërtesa janë shumta. Autoritetet urdhëruan menjëherë pezullimin e mësimit.

NE PRITJE TE DERBIT TIRANA-PARTIZANI. HALILI E DEMI
TE BINDUR TE FITORJA
Refik Halili dhe Gazment Demi janë të bindur tek fitorja në derbi. Presidentët e Partizanit dhe Tiranës kërkojnë nga futbollistët të jenë të motivuar për këtë takim. Bardheblute kane 5 vite qe nuk e fitojne derbin.

Spiker: Anjola Hamzaj