Edhe pse është një zonë turistike mjaft atraktive në çdo stinë të vitit, Lezhës i mungojnë udhërrëfyesit turistikë. Ky shërbim kryhet nga guidat që sillen nga agjencitë turistike, por që këtë funksion nuk e kryejnë siç duhet. Kjo problematikë ka nxitur Bashkinë Lezhë që në bashkëpunim me zyrën e punësimit të hapin kurse trajnimi për udhërrëfyes turistik. Nisma u prezantua në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ndërsa u konsiderua si një mënyre mjaft e mirë për ta çuar përpara turizmin në këtë rajon.<br /><br />"Lezha deri më sot nuk ka pasur udhërrëfyes turistikë gjë që i ka munguar pasi është një ndër promotorët dhe format për ta çuar përpara turizmin e Lezhës. Më vjen mirë që thirrjes i janë përgjigjur shumë aplikues ndërsa 17 prej tyre do të vazhdojnë trajnimin" tha Oljana Moriseni n\kryetare e Bashkisë Lezhë.
