#rtvora

Të gjithë fermerët që janë të regjistruar do të përfitojnë naftë më të lirë. Nga Fieri ministri i bujqësisë Bledi Çuçi premtoi se skema e cila do të ofroj naftë pa taksa do të filloj të zbatohet shumë shpejt.

Bledi Çuçi: "Krijimin e lehtësisë së marrjes së naftës nga fermeri të zhveshur nga çfarëdolloj taske. E vendos nëse do ta zhvesë nga taksa e qarkullimit, TVSh, apo akciza e vendos politika. E rëndësishme është që të ngrejmë infrastrukturën ta kemi të lehtë dhe të kontrollueshme që të mos abuzohet"

Duke iu përgjigjur shqetësimit të fermerëve për matrikullimin e bagëtive, Ministri tha se shërbimi veterinar do të kontrollohet plotësisht nga shteti dhe matrikullat do të jenë falas.

Bledi Çuçi: "Pa diskutim matrukulla do bëhet pa lekë"

Duke iu referuar dokumentacionit për aplikimin në fondet e mbështetjes së fermerëve, ministri u shpreh se procedurat janë thjeshtuar në maksimum. Ndërsa sa i përket çështjes së pronave, ministri Çuçi përmendi ligjin e ri që është përgatitur për të adresuar këtë problem, ligj i cili po shqyrtohet edhe nga Komisioni i Venecias.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nafte-e-lire-fermeret

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz