Surprise Me!

Shkodër, ekspozitë për kujtesën kolektive

2019-09-28 0 Dailymotion

#rtvora

Të rrugëtosh përmes imazheve në Shkodren artistike të përpara viteve 90?, e të takosh gjurmë të familjes, të prekesh nga afër kulturën dhe historinë e një qyteti.

E tillë ishte ekspozita fotografike kushtuar kujteses kolektive, që i dha një mbrëmje ndryshe kryeqendrës së veriut, në një prej shtëpive monument kulture, siç është ajo e Pashko Vasës.

Janë dorëzuar plot 306 imazhe, që pasi kaluan në duart e një jurie profesionistësh, u përzgjodhën 44 të tilla të ekspozoheshin në këtë mbrëmje.

Eltiana Shkreli: Dëshira ka qenë që këtë kujtesë kolektive të qytetit ta sjellim nëpër shtëpitë tradicionale shkodrane"

Të nxjerra nga arkiva familjare e shkodranëve, këto imazhe tregojnë shumë për pasurinë e një qyteti dhe traditën e bukur, që ende edhe sot e ruan me fanatizëm. Për specialistët nuk ka qënë e lehtë të filtronin këto imazhe, që në fund mes morisë së fotove të dorëzuara, të dilnin vetëm 44 të tilla.

Qerim Vrioni, studiues fotografie: Tre herë i kam kaluar dhe më pas bëra llogaritë. Cila mori më tepër pikë i përzgjodha. Këtë nismë duhet të ndërmarrin dhe qytetet e tjera pasi ndihmon historinë.

Salvator Kiçi është djaloshi i ri në posterin e këtij viti të prezantimit të kësaj ekspozite. Sot në një moshë tjetër, kujton plot nostalgji vitet kur ishte i angazhuar ne jetën artistike të Shkodres.

Mes imazheve ka prej atyre që kërkojnë të identifikojnë emrat e spikatur të artistëve shkodrane kur ishin të rinj.

?Shkodra ? familja, kultura, historia ime? në këtë edicion të tretë solli rrugëtimin e jetës artistike dhe kulturore në qytet që prej fundit të shekullit XIX e deri në vitin 1990.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkoder-ekspozite-kujtesen-kolektive

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon