Ekspertët e emergjencës civile europiane në zonat e prekura

Për dy javë rresht ekspertë të ekipit të mbrojtjes civile të Bashkimit Europian sëbashku me shtabin e emergjencave do të vlerësojnë në terren dëmet nga tërmeti 7.5 ballë si dhe do të koordinojë ndihmat për familjet e prekura. Për Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ndihma e BE dhe 8 shteteve anëtare të saj janë rruga për anëtarësim të plotë të Shqipërisë në mekanizmin Mbrojtjes Civile Europiane.

?E vlerësoj akoma më shumë këtë mbështetje, për faktin që Shqipëria sot nuk është e anëtarësuar në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Europiane. Shpresoj shumë që ky te jetë veç bashkëpunimi i parë, në një marrëdhënie që së shpejti do të zyrtarizohet dhe do të konsolidohet me anëtarësimin e Shqipërisë në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.?

Teksa vlerësoi angazhimin e qeverisë për përballimin e situatës dhe vlerësimin e dëmeve nga tërmeti, shefi i ekipit të BE për emergjencat civile tha se fokusi kryesor mbetet rikthimi i normalitetit për këto zona të prekura

?Është e rëndësishme që të themi që kur ka fatkeqësi natyrore ky mekanizëm mbështet atë vend e cili është prekur nga kjo fatkeqësi dhe ne jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë. Shqipëria që në fazat e para ka bërë një vlerësim shumë të hollësishëm të dëmeve dhe nevojave, në mënyrë që të jepet reagimi i duhur jo vetëm në mënyrë të shpejtë, por pikërisht në ato gjera që duhen. Tashmë ne po përqendrohemi tek faza e normalizimit dhe rindërtimit. Ne kemi një inxhinier ndërtimi i cili do të vlerësojë situatën. Sfida është që t?i kthehemi situatës normale?, tha Peter Glerum, shef i ekipit të BE për emergjencat civile.?

Ambasadori i BE, Luigi Soreca tërhoqi edhe vëmendjen e medias, për lajmin e rremë që nxori të gjithë qytetarët jashtë banesave të tyre.

?Ngjarjet e kësaj jave kanë ekspozuar veçanërisht mungesën e vetëdijes dhe arsimimit të popullatës dhe mediave, të cilat mund të jenë katastrofike në rrethana më të rënda.?

Ndihma e BE për tërmetin dhe përmbytjet që preken Shqipërinë tha Soreca, tregojnë që Shqipëria nuk është vetëm e afërt gjeografikisht, por në zemër të shqetësimeve të BE.

Tv Klan