Surprise Me!

Ora News - Hapet kopshti e çerdhja e re për 150 fëmijë në Kombinat

2019-09-28 0 Dailymotion

#rtvora

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përuroi sot kopshtin dhe çerdhen e re Nr. 34 në Kombinat, e cila frekuentohet nga 150 fëmijë.

Risia e këtij kopshti është jo vetëm ofrimi i shërbimit psikosocial, por edhe prania e mjekut që monitoron zhvillimin fizik të fëmijëve, e veçanërisht të atyre me nevoja të veçanta.

Veliaj: Jam shumë i lumtur që logopedistët, psikologët, i gjithë stafi ynë ndihmës, do t?i kushtojë një hapësirë të veçantë fizike, por edhe kohore, të gjithë engjëjve tanë që kanë aftësi ndryshe, të cilët meritojnë të njëjtin shans për sukses, si gjithë fëmijët e tjerë të Tiranës.

Hapja e këtij kopshti vjen menjëherë pas tërmetit, ndërkohë që edukatoret dhe psikologët po kujdesen që fëmijët ta kalojnë më lehtë atë.

Veliaj: Fakti që po e hapim pas një fatkeqësie natyrore, pra fëmijët e filluan javën pas tërmetit me një kopsht të ri, me mësuese, me edukatore, me psikologë, me asistentë që shpjegojnë edhe nëpërmjet lojës se çfarë ndodh kur tronditet toka, besoj se tranzicionin nga java traumatike e kanë kaluar më të butë se kushdo tjetër, në këtë hapësirë fantastike.

Ai shtoi se pasojat e tërmetit, por edhe të reshjeve të fundit, meritojnë një vëmendje dhe një reflektim për atë që i kemi bërë natyrës.

Veliaj: Tërmeti nuk ishte vetëm një dukuri natyrore, por provokoi edhe një debat mbi mentalitetin tonë, mbi faktin se ndërtojmë kuturu, zaptojmë hapësirat publike, bëjmë shtesa mbi shtesa, arna mbi arna, sajesa mbi sajesa. Ky është edhe një apel për të ndryshuar mentalitetin. Ky është mentaliteti ynë: hedhim goma, ndezim zjarre, ndërtojmë mbi përrenj dhe lumenj, i hedhim frigoriferët, lavatriçet, kolltuqet në Lanë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/hapet-kopshti-e-cerdhja-e-re-150-femije-ne-kombinat

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon