Peshkatarë dhe pronarë të disa bizneseve kanë bllokuar mëngjesin e sotëm rrugën që të çon në Pashaliman. Ata kundërshtojnë oraret e reja që janë vendosur për kalimin në këtë zonë.

Rregullat e reja për kalimin e automjeteve në këtë zonë kanë ardhur si pasojë e masave për parandalimin e bimëve narkotike në këtë zonë por edhe për të forcuar sigurinë në bazën ushtarake.

Urdhri i Ri i bazës ushtarake të Pashalimanit përcakton se orari për lëvizshmëri në këtë zonë do të jetë nga ora 08:00 deri në orën 15:00, ndërkohë që ky vendim është kundërshtuar nga punonjësit të cilët thonë se duhet të punojnë përgjatë 24 orëve

Burime për Report Tv bëjnë me dije se për peshkatarët ekziston një rrugë paralele me atë të bazës ushtarake të Pashalimanit, por ajo nuk përdoret prej tyre.

Ata kanë kërkuar një zgjidhje të situatës së krijuar ndërsa kanë paralajmëruar edhe një grevë urie nëse nuk do ketë një ndryshim të rregullave të reja me ndërhyrjen e institucioneve përkatëse.