Shumë të burgosur arratisen nga qelitë

Këto janë imazhet e një katastrofe natyrore në Indi, që i ka marrë deri më tani jetën 100 personave, ndërsa fati i shumë të tjerëve nuk dihet.

Rebeshet e furishëm të 4 ditëve të fundit kanë zhytur në ujë qytete të tëra në rajonet lindore të Utar Pradeshit e Biharit.

Reshjet e dendura dhe rrëshqitjet e tokës kanë shkatërruar qindra shtëpi të ndërtuara në mënyrë të jashtëligjshme. Në pamundësi për t?u evakuuar shumë banorë lëvizin mes ujit që u ka arritur deri në fyt. Ka bërë xhiron e rrjeteve sociale kjo video, ku shfaqet një karrocier i cili loton mes ujërave të përmbytjeve pasi nuk nxjerr dot prej andej karrocën e tij.

Autoritetet janë vënë në kërkim të rreth 1 mijë të burgosurve, të cilët u arratisën prej disa burgjeve duke shfrytëzuar kaosin e krijuar nga përmbytjet.

Tv Klan