TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të diskutojë dhe votojë këtë të enjte një rezolutë për çeljen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë, propozim i bërë nga dy deputet Rudina Hajdari dhe Senida Mesi. <br /><br />Në projekrezolutë, kërkohet ?që institucionet shqiptare, bazuar në parimet demokratike dhe me një përfaqësim të ligjshëm të vijojnë të përqendruar në reformat e ndërmarra dhe t?i përfundojë ato në respektim të kuadrit kushtetues e ligjor në fuqi, duke bërë të mundur rezultate konkrete në zbatimin e përparësive të vendosura nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave deri në anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian.
