Dielli është një ndër faktorët që ndikon në shfaqjen e kancerit të lëkurës dhe rrezikon më së tepërmi personat me një numër të shumtë nishanesh. Dermatologia Eva Jorgaqi në QSUT, tha për Report Tv se është rritur numri i personave që janë paraqitur ne repartin e dermatologjisë pas sezonit veror, ku vetëm këtë muaj janë shënuar tre raste me melanomë.<br /><br />Kujdesi ndaj nishaneve dhe ndaj diellit nuk duhet vetëm në sezonin veror, por dermatologia rekomandon që të vazhdohet dhe gjatë dimrit.