Surprise Me!

Opinioni i Venecias më duket si filmi Lulekuqe mbi mure', Manjani sfidon mazhorancën

2019-09-30 2 Dailymotion

Në pjesën e dytë të emisionit '5 pyetje nga Babaramo' në Report Tv, ka qenë i ftuar ish-ministër i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Manjani ka komentuar edhe opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me Presidentin Ilir Meta.

Draft Raporti thoshte se presidenti i ka tejkaluar kompetencat dhe ka shkelur Kushtetutën ndërsa për Manjan kjo gjë i duket si filmi Lule Kuqe mbi mure.

Ndër të tjera Manjani ka sfiduar mazhorancën duke thënë se nëse kanë këllqe ta shkarkojnë Presidentin nëse ka bërë shkelje.

"E mban mend atë filmin Lule Kuqe mbi mure, që futën profesorin në mes. Kështu më duket. Është një shmangie vëmendje themelore, përfshi edhe Komisionin e Venecias. Telendisje të Presidentit. Kalojmë koncesion ndërkohë që telendisim Presidentin. Ne humbëm negociata. janë ngjarje shumë të mëdha. Si rrëshqiti Shqipëria në monizëm. Ne merremi që u shkarkua s'u shkarkua Meta. Kemi marrë dëmkë që na duhet shumë kohë për ta rikuperuar. Ta shkarkojnë Metën të bien rehat. a kanë këllqe? Ta shkarkojnë. Normal ca do thoshte Venecia. Ka bërë mirë apo ka bërë keq Meta...kshu e gjykoi. Nuk kishte gjë të shkruar që ndalohet të bësh filan gjë" ka thënë ndër të tjera Ylli Manjani.

Buy Now on CodeCanyon