Viktima, pronar i një pike grumbullimi makinash

Një krim mafioz ka ndodhur në Lushnjë mëngjesin e së martës.

Një person rreth 35 vjeç është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa ishte duke pirë kafe në katin e dytë të një lokali.

Viktima është Besnik Hida, pronar i një pike grumbullimi automjetesh të përdorura në autostradën Lushnjë-Fier.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje kanë qenë dy persona që pasi zbritën nga një automjet iu afruan viktimës dhe qëlluan nga një distancë e afërt duke e lënë të vdekur në vend. Më pas autorët u larguan drejt varrezave të qytetit.

Motivet e këtij krimi të rëndë janë ende të paqarta. Besnik Hida është daja i Zamir Latifit, i vrarë në Tetor të 2017, bashkë me Orges Hoxhën në qendër të Lushnjës.