Surprise Me!

Letra e Bashës per PPP-te. Sejko: Bankat i vlerësojnë vetë kreditë

2019-10-02 0 Dailymotion

Në konferencën e përmuajshme të politikës monetare, Guvernatori Gent Sejko iu përgjigj interesimit të medias për letrën që Lulzim Basha u ka dërguar bankave të nivelit të dytë për risqet e financimit të projekteve të Partneritetit Publik Privat. <br />Lidhur me shqetësimin e Bashës se operatorët ekonomikë që do të kontraktohen për projekte koncesionare do ta kenë të pamundur të shlyejnë kreditë, Sejko tha se janë vetë bankat e nivelit të dytë që bëjnë vlerësimin e kredive në bazë të rregulloreve të tyre. <br />Sa i përket rrezikut të pastrimit të parave të pista përmes sektorit bankar dhe projekteve PPP, Guvernatori u shpreh se bankat kanë përshtatur më së miri sistemet e reja dhe mekanizmat kundër këtij risku që prej vitit 2008.<br />Më tej Guvernatori tha se bordi i bankës do të ishte i gatshëm të lehtësonte normën bazë të interesit të lekut, nëse rreziqet nga ekonomia e eurozonës do të vazhdojnë të ushtrojnë presione mbi ekonominë tonë. Sejkoi u ndal edhe te situata ekonomike, ku theksoi se ngadalësimi i rritjes së saj është i përkohshëm dhe sezonal.

Buy Now on CodeCanyon