Surprise Me!

Gjonaj: Mungesa e bashkëpunimit politik mund të reflektohet negativisht në sy të partnerëve

2019-10-03 1 Dailymotion

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh se mungesa e bashkëpunimit mes partive politike do të reflektohet negativisht në sy të ndërkombëtarëve, ndërkohë që i inkurajoji forcat politike që të punojnë së bashku për forcimin e shtetit të së drejtës.<br /><br />"Reforma në drejtësi pavarësisht goditjeve vijon të ecë pa ndalur. Kjo drejtësi do bëjë të mundur luftën kundër krimit dhe korrupsionit. EUROJUST do të mundësojë një bashkëpunim gjyqësor në hetimet e përbashkëta. Po punohet për krijimin e një rrjeti anti-korrupsion. Do të ndiqen rastet korruptive të denoncuara nga qytetarët. Mungesa e bashkëpunimit politik do reflektohet në sy të partnerëve tanë. I inkurajoj të gjithë forcat politike që të punojmë së bashku për forcimin e shtetit të së drejtës", u shpreh Gjonaj.

Buy Now on CodeCanyon