Surprise Me!

Ora News - Vrasja në Mirditë, 34-vjeçari u mor peng, më pas u ekzekutua

2019-10-03 1 Dailymotion

#rtvora #oranews

Vrasja për hakmarrje për krimin e të vëllait në Durrës është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet e Policisë për ekzekutimin e 34 vjeçarit Eri Zefi dje në Mirditë. Policia ka shoqëruar disa persona, por ende nuk ka autorë të arrestuar. Dyshimet janë se 34 vjeçari që mbante edhe emrin Anton Zefi është marrë peng dhe është ekzekutuar vetëm 50 metra nga Rruga e Kombit.

34 vjeçari Eri Zefi i gjetur i vrarë në Mirditë dyshohet se është marrë peng nga autorët dhe më pas është ekzekutuar me plumb në kokë në Zall Xhuxhe.

Trupi i pajetë i të riut u gjet rreth orës 16:00 të së mërkurës nga banorë të zonës, por koha e saktë e ekzekutimit ende nuk është përcaktuar.

Në kuadër të hetimeve policia ka shoqëruar dhe po merr në pyetje disa persona, por ende nuk ka autorë të arrestuar.

Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo prova të tjera materiale, çka e vështirëson punën e grupit hetimor.

Nga ana tjetër, zona ku ishte hedhur trupi i 34 vjeçarit është e pabanuar dhe policia nuk ka dëshmi që mund të ndihmojnë hetimin.

Eri Zefi njihej dhe me emrin Anton Zefi. Sipas të dhënave, zyrtarisht ai ishte banor në Adriatik të Kurbinit, por prej kohësh jetonte në Durrës

34-vjeçari ishte i martuar dhe babai i një fëmije.

Pista kryesore e policisë është vrasje për hakmarrje, për shkak se vëllai i tij Ndue Zefi vrau me armë Martin Ndrecën në sy të djalit të tij 10-vjeçar në Shkurt 2019 të tij viti në Durrës.

Ndue Zefi i cili pranoi autorësinë e krimit që ndodhi në Durrës, ka rrëfyer arsyet që e çuan drejt kësaj vrasjeje.

37-vjeçari u shpreh para togave të zeza se e vrau fqinjin e tij Martin Ndreca pasi ky i fundit i kishte ofenduar njerëzit e familjes.

Dy familjet Ndreca dhe Zefi ishin nga Mirdita dhe prej vitesh ishin zhvendosur me banim në zonën e ish kënetës në Durrës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mirdite-disa-te-shoqeruar-vrasjen-e-34-vjecarit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon