3 tetori është një ditë e shënuar për gjermanët pasi është dita e bashkimit të Gjermanisë . Në kuadër të kësaj ditë Ambasada Gjermane në Tiranë ka organizuar një pritje për politikën shqiptare. Në këtë ceremoni janë bërë bashkë, kryeministri i vendit Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta. Prej kohësh marrëdhënia e Kryeministrit me Presidentit është e tensionuar për shkak të kundërshtive të njëpasnjëshme të Metës kundrejt vendimeve të qeverisë por jo vetëm.<br /><br />Meta në rrjetet sociale ka shpërndarë edhe disa foto rreth këtij eventi të mbajtur nga Ambasada Gjermane por është kujdesur që në to të mos duke kryeministri Rama. Në fotot e Metës është vetëm kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.