Ish-presidenti Bujar Nishani thotë se Komisioni i Venecias gaboi në draftin mbi Metën duke e cilësuar si mesazh politik evidentimin se kreu i shtetit shqiptar tejkaloi kompetencat me anulimin e 30 Qershorit.<br /><br />"Unë e kam lexuar si qytetar i interesuar për zhvillimet. Mos prisni nga unë të bëj komente rreth komenteve të presidentit mbi disa komente të Komisionit të Venecias. Është e drejta e presidentit të mbajë qëndrimin e tij, por në gjykimin tim, presidenti ka shkuar te dy gjëra, që janë të rëndësishme, njëri është mesazhi i artikulimit ligjor brenda konturit, megjithëse unë kam pikëpamjen time, që nuk është strikt institucionale por mund të japë këshillë ligjore kur ia kërkon gjykata Kushtetuese.<br /><br />Kemi një qëndrim ligjor ku thuhet se nuk ka vend për shkelje të rëndë për të shkarkuar Presidentin. Ka edhe një mesazh politik, që nuk duhet të dilte nga komisioni i Venecias. Komentimi se ka tejkaluar kompetencat është argumentim politik dhe jo ligjor" tha ai.