Surprise Me!

Tirana dhe Sarajeva bashkepunim ne menaxhimin e mbetjeve

2019-10-05 1 Dailymotion

Menaxhimi i mbetjeve, apo transportit publik janë dy nga fushat ku Tirana dhe Sarajeva mund të bashkëpunojnë. Pikërisht për të startuar në këto sipërmarrje të përbashkëta, Kryeministri i Kantonit të Sarajevës, u prit në një takim nga kryebashkiku Veliaj.<br />?Miku im Edin Forto dhe skuadra e tij na parashtroi disa ide ku mund të bashkëpunojmë: në çështje të menaxhimit të mbetjeve, siç kemi bërë në Tiranë me mbylljen e landfillit dhe transformatorin e energjisë, në çështje të transportit publik, edhe transformimin që po bëjmë në transportin publik elektrik. Jam i bindur që mund të bashkëpunojmë dhe mësojmë nga Sarajeva, sidomos kur vjen puna te disa kompetenca që ata i kanë tashmë, siç mund të jetë shëndeti parësor, apo kompetenca të tjera që Bashkia e Tiranës ende pret që t?i decentralizojë.? <br />Kryeministri i kantonit të Sarajevës, Edin Forto, theksoi së gjerat që i bashkojnë dy qytet janë të shumta, por duhet nisur nga ato me të thjeshtat.<br />?Ne do të nisim fillimisht me kulturën, sportin, dhe edukimin, çka është më e lehtë për t?u bërë, por do të diskutojmë për projekte të mëdha infrastrukturore, siç janë landfillet, transporti publik, dhe çështje të tjera. Ndihemi sikur jemi në shtëpi.?<br />Edhe Kryeministrit të Kantonit të Sarajevës, kryebashkiaku Veliaj i dhuroi ?Kullën e Sahatit? në shenjë miqësie.

Buy Now on CodeCanyon