Surprise Me!

Zonat e mbrojtura vihen ne analize

2019-10-05 1 Dailymotion

Asnjë ndërtim nuk do të lejohet në Parkun Kombëtar Divjakë ? Karavasta. Në takimin mbi zonat e mbrojtura, ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, tha se është koha për të shtuar mbrojtjen dhe përcaktuar me saktësi rëndësinë e çdo zone.<br />?Besoj tani kemi një vendimmarrje të Këshillit të Investitorëve Strategjikë që e ka pezulluar të gjithë idenë për ndërhyrje në këtë park. Jemi në fazën që ky park është super i mbrojtur, është një mbrojtje jo vetëm shqiptare, por edhe europiane, është shpallur si zonë Emerald dhe një zonë e mbrojtur e vlerë e Rrjetit Natyra 2000. Në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE do të vazhdojnë të rriten kërkesat për t?u mbrojtur më mirë dhe jo për t?u rikthyer prapa?.<br />Mbi 20 takime do të ndërmerren për të parë nevojat e zonave të mbrojtura dhe për të përfshirë të tjera zona në këtë status.<br />?Do të jemi kudo nëpër Shqipëri për t?ia dedikuar të gjithë periudhën Tetor- Nëntor këtij diskutimi dhe për të kaluar pastaj në vendimmarrjen e fundit të Këshillit të Ministrave për të përcaktuar me rregulla të qarta dhe me etiketime të qarta, por edhe me pasaporta të qarta, ku të tregohet pse kjo zonë është e mbrojtur dhe çfarë lejohet e çfarë nuk lejohet.? <br />Aktualisht mbi 18 % e sipërfaqes së vendit është zonë e mbrojtur.

Buy Now on CodeCanyon