Peshëngritja shqiptare po vijon në garat kualifikuese për Lojërat Olimpike. Briken Çalja e ka të sigurt një vend në Tokio 2020, ndërsa po vijojnë ta kërkojnë Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli. <br />Të dy arritën të ngjiten në podium në Kupën Mesdhetare që po zhvillohet në San Marino. Qerimaj u rendit i pari duke vendosur edhe rekord mesdhetar në peshë deri 81 kilogramë, duke ngritur 346 kilogramë në dygarësh. Në podium u ngjit edhe Krenar Shoraj me 3 medalje argjendi për peshën deri 89 kilogramë. <br />Për Briken Çaljen pati 1 medalje argjendi dhe 2 bronzi. Peshëngritësit shqiptarë do të marrin pjesë edhe në të tjerë aktivitete kualifikuese para Tokio 2020.
