Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj deklaroi se plani operacional anti-informalitet do të vijojë me strukturat e monitorimit në terren si edhe kontrollin nga zyra për të vlerësuar ndryshimet në vetëdeklarime.

Sipas të dhënave të raportuara nga Administrata Tatimore, gjatë muajit shtator, strukturat e monitorimit në terren kanë kryer 1905 kontrolle, nga të cilat janë konstatuar 574 shkelje të legjislacionit tatimor. 110 tatimpagues janë penalizuar për shkeljen e mos lëshimit të kuponit tatimor.

Për gjithë periudhën 4 korrik ? 30 shtator sipas njoftimit nga 'Tatimet' janë 587 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e mos lëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), nga të cilët 336 janë subjekte nga sektori i bar- restoranteve.

Zona bregdetare shënon edhe numrin më të lartë të rasteve të konstatuara me shkelje.

Më konkretisht: Durrësi 77 subjekte;

Vlora 46

Saranda 40

Tirana me 44 raste

Duke u ndalur te sektori i karburanteve, Delina Ibrahimaj njoftoi dje se kontrollet do të vijojnë për të monitoruar respektimin e ligjit edhe tek subjektet që janë konsumatorë të mëdhenj të karburantit (lexo këtu të plotë).