Ndërtimi dhe konsumatorët të vetmit që mbeten ?pesimistë?

Besimi i biznesit në ekonomi është rritur për pjesën e fundit të vitit, duke reflektuar rritjen e prodhimit për bizneset në industri, shërbime dhe tregti.

Sipas matjeve të Bankës së Shqipërisë, tremujori i tretë i vitit, i cili i referohet periudhës Korrik ? Shtator, shfaqi një tendencë rritëse të besimit me 3.2 pikë përqindje duke mbetur mbi mesataren afatgjatë.

Industria shënoi një rritje të madhe sa i përket rritjes së prodhimit dhe rritjes së kërkesës për shitje, ndërsa shërbimet përgjatë kësaj periudhe raportojnë një ecuri më të mirë të biznesit.

Pavarësisht kësaj, sektori i ndërtimit dhe besimi i konsumatorit vazhduan të shënojnë rënie edhe në këtë periudhë.

Treguesi i besimit në ndërtim ra me 4.6 pikë përqindje, nivel i cili u përcaktua nga rënia e kontratave porositëse, gjendja financiare e sektorit dhe pritjet e ulta në shtimin e forcave të punës.

Sipas vrojtimit të bankës qëndrore, konsumatori përgjatë gjithë vitit është treguar pesimist në besimin në ekonomi, duke ulur blerjet e mëdha, ndërsa të pyeturit janë shprehur se në këtë periudhë të ardhurat në buxhetin e familjes në raport me shpenzimet kanë qenë më të ulta.

Tv Klan