Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Novi Sad të Serbisë, ku do të diskutojë me Presidentin serb dhe Kryeministrin maqedonas për tregun e përbashkët në Ballkan.

Rama dhe Zaev u pritën në një darkë në kryeqendrën e krahinës së Vojvodinës nga Presidenti Serb, Aleksander Vuçiç, dhe kryeministrja Ana Brnabiç.

Fotot dhe video nga darka u shpërndanë për median nga zyra e Kryeministrit Rama.

Liderët e Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë do të mblidhen sërish nesër në Kështjellën e Petrovaradinit, pjesës së vjetër të qytetit.

Ideja për tregun e përbashkët në Ballkan është përmendur nga Vuçiç edhe gjatë takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në New York. /tvklan.al