Surprise Me!

Report TV - Digjet gjatë natës 'Range Roveri' i kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli

2019-10-10 0 Dailymotion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm ku makina tip 'Range Rover' që përdorej nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është shkrumbuar nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:26 të mëngjesit në lagjen 'Lef Sallata' dhe si pasojë e flakëve nga zjarri është përfshirë edhe një automjet tjetër që ka qenë afër tip 'ford' në pronësi të B.A.<br /><br />'Range Roveri' në pronësi të bashkisë por që përdorej nga kryebashkiaku Leli, ishte parkuar pranë pallatit ku banonte shoferi i Dritan Lelit, E.T. Si pasojë e flakëve të dy automjetet janë shkrumbuar plotësisht.<br /><br />Burime për Report Tv, bëjnë me dije se të dy makinat janë lëvizur nga vendi i ngjarjes dhe ajo çka ka mbetur pas janë vetëm mbetjet e blozës dhe një gomë rezervë. Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur të plotë këtë ngjarje dhe rrethanat e zjarrit.

Buy Now on CodeCanyon