#rtvora #oranews

?U? jam arbëresh?, është nisma e Presidentit Meta e cila ka për qëllim ruajtjen e vlerave kulturore të arbëreshëve. Në prani edhe të akademikëve, historianëve, albanologëve dhe intelektualë të shquar, Kreu i Shtetit kërkoi angazhimin e të gjithëve që gjuha arbëreshe të mos humbasë. Ministri Majko foli për domosdoshmërinë e krijimit të institucioneve të veçanta në këtë drejtim.

Në takimin e parë të nismës së kreut të shtetit ?U?jam Arbëresh?, Presidenti Meta shprehu domosdoshmërinë e kontributit të të gjithëve për të ruajtur vlerat dhe traditat e komunitetit arbëresh.

Presidenti u shpreh se mekanizmi më i mirë për të çuar përpara këtë nismë është forcimi i brezave të rinj për ta njohur më mirë të kaluarën e tyre.

Ilir Meta: Kanosja reale e zhdukjes së kësaj gjuhe do të ishte një humbje e madhe jo vetëm për arbëreshët, të cilët e ruajtën atë me besnikëri të pashoqe dhe dashuri për gjashtë shekuj, por edhe për Shqipërinë, Italinë dhe për gjithë trashëgiminë dhe kulturën europiane e botërore. Për të mos lejuar që të ndodhë kjo humbje, për të dhënë një kontribut konkret dhe në vazhdimësi të ruajtjes e zhvillimit të gjuhës dhe kulturës arbëreshe, por edhe për të forcuar lidhjet midis dy brezave të rinj dhe jo vetëm, nga të dyja anët e Adriatikut, unë besoj se jemi edhe në këtë forumi e në çdo nismë tjetër.Ky forum ka disa objektiva, ku ndër më parësoret janë nxitja, ruajtja, dhe zhvillimi i gjuhës së folur dhe asaj letrare arbëreshe e po kështu, edhe mësimi i saj në shkolla.

Si Ministër i Diasporës, Pandeli Majko u shpreh kritik me mungesën e një institucioni të posaçëm që t?i dedikohet vetëm arbëreshëve dhe tha se nga janari i vitit të ardhshëm merr jetë Qendra e Studimeve dhe Publikimeve.

Duke vlerësuar nismën e Presidentit, studiuesi Moikom Zeqo u shpreh se fillimet e ngjarjeve më të mëdha kulturore të Shqipërisë lidhen me arbëreshët.

Nisma e Kreut të Shtetit ka për qëllim nxitjen, ruajtjen, dhe zhvillimi e gjuhës së folur dhe asaj letrare arbëreshe e po kështu edhe mësimi i saj në shkolla, por po ashtu binjakëzimet midis komunave shqiptare dhe atyre arbëreshe, nxitja e kërkimeve shkencore dhe promovimi i kulturës arbëreshe.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/u-jam-arberesh-meta-te-ruajme-dhe-promovojme-trashegimine-kulturore-arbereshe

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz