Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që është regjistruar pasditen e sotme në Gjepalaj. Viktima është Q.Tuda.<br /><br />Sipas policisë dy automjete, 'Mercedes Benz' me portobagazh janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë ka humbur jetën njëri nga drejtuesit, ndërsa tjetri ndodhet në spital i plagosur në gjendje të rëndë.
