I vlerësuar si një nga stilistët më të mirë shqiptarë, kuratori i imazhit të shumë personaliteteve, Joni Peçi tani ka dhe markën e tij të parfumeve.

Ai bëhet i parë stilist shqiptar që lançon flagrancën me emrin ?Enciklopedia?.

Parfumi përmban substanca që gjenden te agrumet, si limoni dhe portokalli dhe bimët e ngjashme me livandon. Për Joni Peçin realizimi i parfumit është një ëndërr që prej vitesh mbahej në sirtar.

Në një event plot ngjyra, me një arredim mes klasit dhe modernes, miq dhe bashkëpunëtorë prej vitesh me stilistin shqiptar, vlerësojnë atë çka Joni Peçi sjell në fushën e modës.

E ndërsa nuk fshehu emocionet, teksa ishte i rrethuar nga miqtë dhe bashkëpunëtorët, Joni Peçi nuk ndalet. Në sirtarin e tij ka ende ëndrra për t?u realizuar.