Rey Manaj ka tentuar sërish të zhbllokojë ndeshjen në Stamboll, por sërish portieri Gunak e ka ndalur. Lushnjari gjuajti nga një goditje këndi prej më shumë se 25 metra por nuk ia doli. <br /><br />Nëse do të shënonte Manaj do të çonte Shqipërinë me një avantazh me vlerë në dhomat e zhveshjes por pjesa e parë mbyllet në 0-0, me raste të vakëta, shumë kartona dhe me një lojë të përqendruar më shumë në mesfushë, me Turqinë më kërkuese dhe Shqipëria e cila tenton të shfrytëzojë goditjet standarte. Në 45 minutat e parë skuadrat janë treguar shumë të kujdesshme.
