Deputetja socialiste Senida Mesi deklaroi se lidhur me Reformën Zgjedhore tashmë prioritet është përmbushja e rekomandimeve të BE. Ajo tha se mazhoranca do të ngulmojë tek dakordësia dhe gjithëpërfshirja gjë e cila, sipas saj do të krijojë mundësinë për rishikimin e sistemit.

Ndërsa për ligjin e dekriminalizimit, ajo solli edhe njëherë në vëmendje propozimin e kreut të qeverisë Edi Rama, se kush gënjen duhet të shkojë pas hekurave.

"Prioritet aktual i mazhorancës është përmbushja e rekomandimeve të OSBE, që në kuadër të gjthë procesit të ketë përmirësime të dukshme sipas rekomandimeve. Palët në këtë komision nuk janë dakordësuar për rishikimin e sistemit, por nëse do ketë dakordësi edhe ne jemi të hapur.

Partia nuk mund të mbajë përgjegjësinë për një individ. Duhet të fillojë nisma ligjore që për çdo individ që gënjen në formularin e dekriminalizimit duhet të shkojë në burg. Ne do ngulmojmë te konsesusi dhe gjithëpërfshirja. KQZ me dekretin e presidentit duhet të ketë një datë për zgjedhje të pjesshme në Shkodër", u shpreh Senida Mesi.