Mungesë vullneti politik për të realizuar reformën zgjedhore. Kështu i shohin analistët qëndrimet e partive politike pas mbledhjes së tretë të komisionit të reformës zgjedhore, e cila solli në mosdakrodësimin e dy bashkëkryetarëve për mënyrën si do realizohet kjo reformë.

?Aktualisht reforma zgjedhore duket e bllokuar, unë besoj që reforma është bllokuar për arsye politike dhe jo për arsye teknike, pavarësisht investimit që opozita e re ka shprehur një vullnet apriori, që ka pranuar të ulet në tryezë me mazhorancën? tha Erl Murati.

?Mazhoranca dhe jo vetëm ajo janë të pa interesuara për të bërë ndryshimin në sistemin zgjedhor sepse sic dihet ky sistem zgjedhor që është zbatuar 3 herë ka dhënë rezultate shumë të mira në favor të interesave të tyre politike? tha Kristaq Kume.

Ndonëse partia Demokratike refuzoi ftesën e Damian Gjiknurit për të marrë pjesë në mbledhjen e reformës zgjedhore duke këmbëngulur për kushtet e vendosura, analistët thonë se prezenca e PD është e domosdoshme sa i përket realizimit të kësaj reforme.

?Unë besoj se nuk mund të kemi një përcaktim të rregullave të lojës zgjedhore pa opozitën kryesore që është ajo jashtë parlamentare. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme për ta lënë në dorë të deputetëve që kanë thyer urdhrin politik" tha Erl Murati.

?Është e domosdoshme prezenca e opozitës jashtë parlamentit, që do të thotë se mazhoranca aktuale e cila e ka ofruar një karrige për reformën zgjedhore? tha Kristaq Kume. Dy bashkëkryetarët e reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari paralajmëruan një tjetër tryezë ku do kërkohet përsëri prezenca e PD.