Surprise Me!

Sigurimi i banesave te reja per 10 vjet

2019-10-14 2 Dailymotion

Ndërtuesit: Në parim dakord, por nisma duhet të konsultohej me ne

Nisma e qeverisë për të shitur të gjithë aparatmentet e rinj së bashku me sigurimin 10-vjeçar të ndërtimit, për shoqatën e ndërtuesve nuk është e plotë e as nuk zgjidh çështjen e sigurimit nga katastrofat.

Arben Dervishaj, nënkryetar i kësaj shoqate, thotë në një intervistë për televizionin Klan se sigurimi i banesave për 10 vjet nga ndërtuesi është aktualisht në ligj, por aty janë shtuar disa aspekte proceduriale, por edhe dyshemeja për vlerën e sigurimit.

Ndërtuesit janë parimisht dakord që ndërtimet duhet të jenë të siguruara, po ashtu edhe nga katastrofat, por ata kërkojnë që ligji të jetë gjithëpërfshirë dhe të zgjidhë situatën.

Po ashtu ata kërkojnë të dinë edhe metodologjinë e vendosjes së vlerës së sigurimit minimal 0.1% në vit, e cila do të rritë me të paktën 1% çmimin e apartamenteve të rinj që janë në shitje.

Aktualisht në ligjin për planifikimin e territorit parashikohet që në momentin e shitjes së banesës ndërtuesi duhet të dorëzojë edhe një sigurim 10-vjeçar për ndërtimin dhe palët e treta. Vendimi i qeverisë detyron zbatimin e tij, pasi asnjë noter nuk mund të bëjë aktin e shitjes pa marrë në dorëzim sigurimin, ndërsa vendoset për herë të parë edhe primi dysheme prej 0.1% të vlerës së ndërtimit.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon