Surprise Me!

Ora News - Lirohen tre protestuesit e Astirit

2019-10-14 0 Dailymotion

#rtvora #oranews
Gjykata e Tiranës refuzoi kërkesën e prokurorisë për të mbajtur në burg tre banorët e Unazës të arrestuar për bllokimin e rrugës në zonën e Astirit. Togat e zeza urdhëruan lirimin e tre qytetarëve, ndërsa avokatët thanë se policia u ka hequr atyre lirinë në mënyrë të paligjshme. Ish-deputeti, Klevis Balliu, dhe banorët e tjerë të ndaluar pritet të dalin në gjykatë të mërkurën.
Gjykata e Tiranës liroi nga qelia dhe la në "detyrim paraqitje" tre banorë të Unazës së Re, të cilët u arrestuan përgjatë mbrëmjes së të premtes.
Tomor Gjata, Eduard Ferhati dhe Ruzhdi Daci do të jenë të lirë, ndërsa seanca e masës së sigurisë ka zgjatur për gati tri orë.
Prokuroria kërkoi "arrest me burg", ndërsa gjykata vlerësoi që provat e paraqitura nuk ishin të mjaftueshme për mbajtjen e tre qytetarëve në burg.
Pas seancës, përfaqësuesi ligjor i 3 të pandehurve deklaroi se vendimi ishte i drejtë pasi prokuroria nuk kishte prova.
"Ishte një vendim i drejtë. E rëndësishme është që këta njerëz rifituan lirinë që i ishte marrë e padrejtë" u shpreh avokati Jordan Daci.
Ndërsa një prej banorëve të Unazës së Re u shpreh që vendimi ishte në favorin e tyre, pasi bllokimi i rrugës nuk duhet të konsiderohet vepër penale.
Seanca me dyer të mbyllura u shoqërua me protestën e banorëve të Unazës para gjykatës.
Të dielën për të njëjtat akuza, gjykata la në burg 3 banorë të tjerë të Unazës, të cilët akuzohen se kanë bllokuar qarkullim rrugor në zonën e Astirit.
Në fundjavë policia arrestoi dhe 10 banorë të tjerë për të njëjtat akuza, mes tyre dhe ish-deputetin Klevis Balliu.
Këta të fundit pritet të dalin të mërkurën para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/lirohen-tre-protestuesit-e-astirit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon