Misteret e vrasjes së Dritan Haxhollit në banesën e Marsida Qatjas në Kavajë, kanë qenë temë e diskutimit në emisionin ?Opinion? në Tv Klan.

Momentet e para të ngjarjes, vrasja u dyshua për krim pasioni, për shkak se viktima Haxholli ka patur lidhje intime me Marsida Qatjan. Dritan Haxholli dyshonte se vrasësi i tij Bledar Toçi, kishte lidhje me Marsidën.

Por gazetarja Klodina Lala tha në emisionin ?Opinion? se hetimet e Prokurorisë janë fokusuar në pistën e trafikut të drogës. Kjo për shkak se në banesën e Marsida Qatjas ku ndodhi përleshja me armë, ka patur mbetje kokaine. Disa prej të pranishmëve në banesë rezultuan se kishin konsumuar lëndë narkotike.

Sipas gazetares, hetuesit kanë dyshime se Dritan Haxhollit mund t?i kenë ngritur kurth kur e thërritën të shkonte në banesën e Marsidës.

?Nuk mund të diskutohet për krim pasioni. Prokuroria po thellon hetimin në pistën e trafikut të drogës. Marsida Qatja ka pretendar që Haxholli e kishte kërcënuar. Kjo ngjarje ka shumë pikëpyetje. Prorkuroria e ka cilësuar si vrasje me dashje. Dritan Haxholli nuk ka vajtur në banesë papritur. Duket sikur është i futur në kurth.
Flitet për një sinjalizim që i ka vajtur Policisë së Kavajës. Dikush lajmëroi policinë që një person i armatosur është duke lëvizur në lagjen nr.2 të Kavajës. Është fshehur fakti që personat që kanë qenë në shtëpinë e Marsida Qatjas, kanë përdorur kokainë. Ka dyshime të forta që këta persona kanë qenë të përfshirë në trafikun e drogës?, u shpreh gazetarja Klodiana Lala.