TIRANË- Detaje te reja dyshuese mbi vendodhjen e 32-vjecarit Mensur Prenci, në kampet e ishullit famkeq të ?Papua New Guinea-s?. Kampe ku individët shfrytëzohen si skllevër dhe mbahen të izoluar.<br /><br />Informacione të reja vijnë në emisionin ?Pa Gjurmë?, nga gazetari Ermal Qori, ku sipas telefonatës së fundit, që Mensuri ka bërë me të vëllanë, për datën e nisjes dhe rrugëtimin e tij me peshkarexhe drejt Australisë, dyshimi ngrihet se ai mund të ketë përfunduar në ishullin me kampe famëkeqe në ?Papua New Guinea?, ishull ky që në vitin kur Mensuri u zhduk rezulton të ketë patur marrëveshje me Australinë. Marrëveshja konsistonte në atë që ç?do emigrant, që do të kapej do të dërgohej në kampet e këtij ishulli. Në ??Papua New Guinea-s?? nuk lejohet asnjë lloj komunikimi jashtë territorit dhe e vetmja mënyrë për marrje informacioni është përmes rrugës zyrtare.
