VLORË- Pas aksionit ku ranë në pranga anëtari i grupit të Llanajve Tesi Basho i cili akuzohet se ka vrarë dy prostituta në Itali dhe vëllai i tij, policia ka vijuar kontrolle të shumta në qytetin bregdetar. Burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim.<br /><br />Mësohet se janë urdhëruar ndalime të personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore të cilët janë skeduar si persona me rrezikshmëri të lartë.
