Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një tjetër mesazh të fortë në mbështetje të luftës kundër korrupsionit dhe respektimit të sundimit të ligjit. <br />Selia diplomatike ka bërë një shpjegim për Nenin 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara në bazë të të cilit Sekretari i Shtetit kur mëson se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor ka autoritetin të shpallë ?Non Grata? individët dhe anëtarët e familjes së tyre të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Numërohen rreth 100 raste të tillë në botë, por të parët erdhën nga Shqipëria.<br />Në video të shpërndarë online, Ambasada Amerikane thotë se vijon puna për të tjerë zyrtarë të lartë të përfshirë në raste korruptive.<br />Selia diplomatike e rrugës së Elbasanit thotë se qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.