Surprise Me!

Libri “Tetralogjia e Koheve” prezantohet ne gjuhen shqipe

2019-10-22 3 Dailymotion

E konsideruar si një ndër krijimet më përfaqësuese të autorit greko-qipriot, Jorgos Filipou Pieridhi, ?Tetralogjia e Kohëve? u prezantua edhe në gjuhën shqipe në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
Pasi ka folur në shumë gjuhë të botës me veprat e botuara, për lexuesin shqiptar kjo është hera e parë që njihet me penën e tij.
?Është hera e parë që ky autor qipriot botohet në shqip. Tetralogjia e kohëve përfshin tregime nga 4 vëllime të tjera të mëparshme të tij dhe është botuar si i tillë në Qipro për herë të fundit. Është nga vëllimet më përfaqësuese të karrierës së tij letrare ?, shprehet botuesja Irena Toce.
Duke pasqyruar jetën Qipros, për shkrimtarin Ylljet Alicka, kjo vepër mund ta bëjë lexuesin shqiptar të njihet më mirë me kulturën e popullit të këtij vendi,.
?Letërsia qipriote është një letërsi tipike mesdhetare, që më mirë të lexosh për të njohur një vëllim me tregime të këtij autori, se të lexosh historinë për një vend. E njeh më mirë shpirtin dhe botën e një populli e një vendi. Është elementi kohor, është tetralogji është përmbledhje që i jep të gjitha fazat e historisë së trazuar qipriote?,shprehet shkrimtari Ylljet Alicka.
Autori Jorgos Filipou Pieridhi, një prej autorëve më të mëdhenj në Qipro ndërroi jetë në vitin 1999.

Buy Now on CodeCanyon