Kryeministri Edi Rama rreth një vit më parë i shpalli luftë kulturës së deklaratave të pabazuara në fakte, konsideruar prej tij si shpifje.

Top-Channel ka mësuar se deri më tani, kryeministri ka depozituar 20 padi civile në gjykatën e shkallës së parë, jo vetëm për politikanë, por edhe për dy drejtues emisionesh politike.

Ndërkohë që 18 raste janë në proces shqyrtimi , 2 prej tyre janë fituar nga Edi Rama.

Një status i ish deputetes demokrate Jorida Tabaku publikuar në Facebook më 25 Tetor 2018 me Titull ?Kumarxhinjtë e Politikës? ripublikuar më pas në shumë media online, është çmuar nga gjykata si shpifje ndaj kryeministrit Edi Rama.

Zonja Tabaku është dënuar me 300.000 lekë gjobë dhe detyrimin e përgënjeshtrimit.

Për këtë vendim ish deputetja Tabaku paralajmëroi apelimin duke theksuar se i qëndron deri në fund të vërtetës që është e qartë dhe nuk ka vendim politik që mund ta zhbëjë dhe as gjobë ta zhvlerësojë.

Kryeministri Edi Rama ka fituar edhe një tjetër përballje për shpifje me ish ministrin e mbrojtjes Arben Imami, i cili u dënua me 100.000 lekë gjobë.

Shefi i qeverisë nuk është i vetëm në këtë betejë me shpifjen.

Numri dy i PS Taulant Balla, i ka fituar përballjet në gjykatë me kreun e PD Lulzim Basha, Shkelzen Berishën djalin e ish kryeministrit Berisha.

Disa ditë më parë një tjetër ish deputete demokrate, Albana Vokshi u gjet fajtore për shpifje ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj duke u dënuar me 100.000 lekë gjobë.

Gjykata e konsideroi shpifje deklaratën e zonjës Vokshi që kishte bërë nga selia e PD se Erion Veliaj, po mbledh të dhënat e prindërve për fushatë në çerdhe dhe kopshte. Kryebashkiaku Veliaj ka fituar gjithashtu edhe proceset gjyqësore për shpifje ndaj ish presidentit Bujar Nishani, dhe ish anëtarit të këshillit bashkiak Akil Kraja.

Edhe ish ministria e arsimit Lindita Nikolla e fitoi përballjen për shpifje me ish deputetin demokrat Luciano Boci i cili u dënua me 50.000 lekë gjobë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH