TIRANE- Gjykata Administrative e Apelit rrëzon padinë e Lulzim Alushajt, zhbllokohet gara për kryeprokuror.<br /><br />Alushaj ka deklaruar para trupit gjykues se nuk ka kërkuar rikthim në garë por shfuqizim të gjithë procedurës, pasi KLP nuk ka zbatuar afatin 45-ditor për të verifikuar kandidaturat, duke akuzuar këtë të fundit se ka shkelur ligjin.
