DURRES- Aksion Blic në Portin e Durrësit, dyshohet për lëndë narkotike të fshehur në kontenier. Kontrollet e imtësishme janë ushtruar në dy kontenierë. Gazetari i Report Tv raporton se indiciet pranë policisë kanë ardhur nga burime konfidenciale të cilët kanë raportuar se brenda kontenierëve që qëndrojnë në port janë fshehur lëndë narkotike.<br /><br />Mesohet se porti është i rrethuar nga forcat e Posaçme Operacionale, policia kufitare dhe Drejtoria Vendore Durrës.